Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në seancën e sotme kuvendore. Është deputetit Luçiano Boçi i cili në argumentin e tij mbi këtë mocion u shpreh se ky raport është ndër më të rëndët e hartuar për Shqipërinë.

 

Kërkesa

 

Kërkesë për ndryshim të Rendit të Ditës të Seancës Plenare datë 23.03.2023, ora 10.00 duke përfshirë si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Drejtuar: Znj. Lindita NIKOLLA

 

KRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

 

Zonja Kryetare,

 

Ditët e fundit është publikuar Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për

 

Shqipërinë. Gjetjet e këtij raporti janë tejet serioze dhe nxjerrin në pah situatën alarmante ku

 

ndodhet Shteti Shqiptar pas gati 10-vite keqqeverisje.

 

Disa nga gjetjet e këtij raporti janë, mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit,

 

mungesa e mediave të pavarura dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e

 

zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të

 

kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit.

 

Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni

 

dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të

 

pavarur dhe efikase”, thuhet në këtë raport.

 

Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes,

 

përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private. Një nga problemet kryesore

 

të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj. Sipas raportit, vëzhguesit

 

pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në

 

media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

 

Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet, që

 

përfaqësojnë një spektër të gjerë pikëpamjesh pa përgjegjësi, shpesh pa e atribuar informacionin.

 

“Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të

 

biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të

 

avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë

 

politike”, thuhet në raport.

 

Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan

 

qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike. Aty

 

përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambienti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili

 

tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht

 

zyrtarët e qeverisë për korrupsion. Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga

 

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, duke përmendur si arsye shkelje të rënda të

 

ligjeve të ndërtimit.

 

Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve, në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve, “partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qenit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative”.

 

Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.

 

Deputetët e opozitës kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur të përdorin instrumentat që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcakton duke i dhënë hapësirë funksionit kontrollues të Parlamentit. Por shpesh herë këto të drejta që Kushtetuta i njeh Opozitë, nuk janë respektuar nga mazhoranca apo Kuvendi.

 

Në këtë kontekst, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup

 

deputetësh të opozitës kërkojnë:

 

Ndryshimin e Rendit të Ditës

Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni

me Debat për Raportin e DASH.

 

Debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë një kohe niminalisht

prej 10 minutash për të diskutuar.

 

Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.