Kancelari gjerman Olaf Scholz me rastin e fillimit të Ramazanit u ka uruar të gjithë muslimanëve një muaj të bekuar të agjërimit.

 

Në postimin e tij në Twitter, kancelari gjerman tha: "Shumë muslimanë u ngritën natën për syfyrin e parë para lindjes së diellit. Meqë Ramazani fillon sot, u uroj të gjithë besimtarëve një muaj të bekuar të agjërimit".

 

Gjithashtu presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka uruar muslimanët për muajin e Ramazanit në një deklaratë në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

 

Në postim thuhej: "Gëzuar Ramazanin. U uroj të gjithë muslimanëve një muaj të bekuar që do ta kalojnë me agjërim dhe meditim".