Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ish-drejtorin e Doganave, Arlind Lagji, i cili shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën transballkanike më 20 mars, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Togat e zeza dhanë ditën e sotme (23 mars) masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlind Lagjin.

 

Ky i fundit në gjendje të dehur, përplasi me makinë një këmbësore dhe më pas në tentativë për tu larguar nga vendngjarja aksidentoi një tjetër mjet.

 

Nga përplasja e fortë makina doli nga rruga duke goditur një shtyllë ndriçimi.

 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

 

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.