Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot rrëzimin e kërkesës ankimore numër 36 të paraqitur nga PD me përfaqësues Sali Berisha dhe lënien në fuqi të zbatimit të vendimit të KQZ për regjistrimin e PD me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj si subjekt zgjedhor në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Ankimimi ishte depozituar në KAS pak ditë më parë dhe PD e Berishës kërkonte kundërshtimin e vendimit të KQZ që kishte regjistruar për zgjedhjet e 14 majit, PD e Enkelejd Alibeajt në cilësinë e kryetarit të komanduar.