Në Gjykatën Speciale është shtyrë seanca për ish-Ministrin Fatmir Mediu, ndërkohë që avokatët e tij kërkuan pushimin e çështjes, me argumentin se është pushuar çështja penale.

 

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Posaçme ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për dy akuza lidhur me çështjen e Gërdecit; atë të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarakë, kuadër komandues.