Ministri Niko Peleshi në fjalën e tij pas publikimit të vendimeve të qeverisë, u shpreh se do të ketë një plan të ri për emergjencat Civile për vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë. I pyetur në lidhje me interesin e të rinjve për tu bërë pjesë e ushtrisë, Peleshi u shpreh se tashmë ushtria ka një imazh të ri, ndërsa paralajmëroi se do të ketë një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve.

 

‘Ka një imazh të ri. Në qendër të qytetit të Tiranës pranë sheshit Skënderbej është hapur një qendër për rekrutimin e të rinjve. Të gjitha përfitimet veç atyre morale edhe përfitimet e tjera janë në rritje. Këtë vit ushtarakët tanë paguhen afro 40% më tepër se vitin e kaluar. Do të kemi një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve. Këto i japin shumë arsye të rinjve për tu regjistruar dhe për tu futur në sistemin e rekrutimit. S’kam një shifër sot, është proces.’- tha Peleshi.

 

Ministri u pyet edhe për punën e satelitëve dhe nëse vendi merr imazhe.

 

‘Kemi filluar të marrim imazhet e para. Të paktën 4 ditë në javë marrim i mazhe nga satelitët. Të gjithë punonjësit IT do të kenë një trajtim të posaçëm. Ky merr imazhet satelitore dhe i përpunon me gjuhën e kuptueshme për çdo institucion. Imazhet vijnë vazhdimisht, jo gjithmonë vijnë të kolauduara. Të paktën 4 herë në javë në marrim imazhe! Ne do të punojmë për imazhin vjetor të Shqipërisë, por edhe më detyra specifike.’- tha Peleshi.