U takova me Matteo Messina Denaro, njeriun që pashë në televizion, por nuk e dija se ishte ai.

 

Është kjo dëshmia e një gruaje, e cila tha se kishte një lidhje prej disa muajsh me bosin e arratisur të Castelvetrano, duke saktësuar megjithatë se Ajo nuk ishte në dijeni të identitetit të tij të vërtetë.

 

Gruaja u paraqit në një komisariat dhe u mor në pyetje nga hetuesit e skuadrës Ros. Një version që megjithatë nuk i bind ata që po hetojnë, aq sa tashmë është bërë kontrolli në shtëpinë e gruas.

 

Por jo vetëm ajo, hetuesit janë në gjurmët e një tjetër “mikeshe” të bosit të mafias që mendohet se kishte frekuentuar shtëpinë e fundit në Vico San Vito. Një grua e moshës së mesme, e cila megjithatë nuk e ka pranuar ende se ka qenë në kontakt me Messina Denaro.

 

Shumë konfirmojnë takimet me Messina Denaro

 

Disa qytetarë, përfshirë Palermon, po paraqiten para hetuesve për të treguar se e kanë takuar, njohur dhe në disa raste kanë frekuentuar bossin duke mos ditur identitetin e tij të vërtetë. Disa thonë se e kanë parë në klinikën Maddalena, ku u arrestua më 16 janar, të tjerë se ishin pjesë e grupit të pacientëve me kancer që i nënshtroheshin kimioterapisë me të.

 

Gruaja që tha se kishte një lidhje me bosin e mafias dhe dëshmitarët e tjerë nuk do të hetohet. Megjithatë, janë duke u bërë kontrolle dhe verifikime për versionet e dhëna para hetuesve.