Estonia ka dëbuar një diplomat rus që punonte në ambasadën e Moskës në Talin, thanë zyrtarët.

 

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Estonisë tha se diplomati po “përhapte propagandë” që justifikon veprimin ushtarak të Rusisë.

 

“Diplomati në fjalë ka qenë i angazhuar në minimin e drejtpërdrejtë dhe aktiv të sigurisë dhe rendit kushtetues të Estonisë, duke përhapur propagandë që justifikon veprimet ushtarake të Rusisë dhe duke shkaktuar përçarje në shoqërinë estoneze”, thuhet në deklaratë.

 

Personi në fjalë është urdhëruar të largohet nga Estonia deri më 29 mars, shtoi ministria.