Historia e suksesit të agroturizmit shqiptar flet vetë në çdo cep të Shqipërisë.

 

Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca duke sjellë në vëmendje takimin me përfaqësuesit e Shoqatës së Agroturizmit Shqiptar, që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë. Ajo vuri në duke, “se sipërmarrësit në agroturizma mes sfidash e vështirësive, të gjithë janë në punë, duke shërbyer, duke prodhuar, duke punësuar, duke sjellë jetë dhe gjallëri në zonat më të thella rurale”.

 

Ministrja Krifca theksoi se sot gjithëkush në një formë apo apo një tjetër ka frekuentuar apo ka provuar pikat e agroturizmeve dhe ka parë që fshati po kthehet dalëngadalë në oazin e pushimit të fundjavave për vendasit, por edhe i përvojave ndryshe për vizitorët e huaj gjatë vitit.

 

Krifca tha se, “shembujt janë të shumtë që pavarësisht vështirësive dhe sfidave – falë punës, mjeshtërisë për të ofruar shije dhe origjinalitet, shërbime të shtuara për të zbuluar bukuritë e zonave, autenticitetin, mikpritjen, shijet, ngjyrat dhe aromat dhe gjithçka të mirë natyra dhe dora e njeriut ka mundur”.

 

Ministria e Bujqësisë nisi zbatimin e këtij projekti madhor të qeverisë për diversifikimin e fermave bujqësore dhe ndërtimin e agroturizmave si zhvillim i të gjithë zonxhirit bujqësor, blegtoral, agropërpunues, por mbi të gjitha zgjerimi i angazhimit në punë të të rinjve dhe rritje e të ardhurave për ekonominë ruale.

 

Prej vitit 2018, Qeveria e ka ndihmuar zhvillimin e agroturizmit me një paketë fiskale të dedikuar, ku 6% është TVSH-ja, 5% tatimfitimi dhe është përjashtuar nga taksa e infrastrukturës.

 

“Kemi mundur të mbështesim ndërtimin e mbi 75 bujtinave dhe agroturizmave në zonat më të thella rurale përmes granteve duke sjellë jetë dhe gjallëri aty ku s’ndodhte shumë. Duke mundësuar të rinjtë të kthehen në vendlindjen e vet, të punësohen dhe të ardhmen ta jetojnë me dinjitet në rrënjët e veta”, theksoi ministrja Krifca.