Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në hyrje të qytetit të Durrësit tek mbikalimi i Plepave.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur disa persona.

 

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave,  automjeti me drejtues shtetasin  Q. B, është përplasur  me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

 

Si  pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet,  shtetasja F. B, dhe shtetasi  M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.