Ka nisur vizita zyrtare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë. Kurti është  pritur fillimisht në Presidencë nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

 

Më pas pritet që Kurti të takohet me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla në Kryesinë e Kuvendit. Ndërsa në fund, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

 

Të dy do të zhvillojnë një drekë pune në vilën qeveritare 30 në kryeqytet. Vizita e Kurtit në Tiranë vjen pas takimit të Ohrit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 Mars