Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me automjet i armatosur dhe kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu i identifikuar me inicilate S.K.

 

Në rrugën “Egnatia”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës u gjetën 180 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me pistoletën.

 

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”