80-vjeçari Xhevit Sinani pritet të dalë mëngjesin e së hënës përpara trupës gjykuese, e cila do t’i komunikojë edhe masën e sigurisë. Pritet që atij t’i caktohet masa “arrest me burg”.

Disa ditë më parë, Sinani dyshohet që t’i ketë marrë jetën bashkëshortes dhe vëllait të tij pasi i sulmoi me sëpatë. Për pasojë, bashkëshortja Zeqine, rreth 74 vjeçe dhe i vëllai i autorit të dyshuar Shaqiri, 73 vjeç humbën jetën.

 

Sipas policisë, fillimisht i moshuari goditi të shoqen me sëpatë për motive të dobëta dhe më pas të vëllanë që ndodhej rreth 1 kilometër larg nga banesa e tyre.

 

Nga pamjet e siguruara nga seanca ku do të mbahet gjyqi, Xhevit Sinani duket i qetë dhe i kthjellët.