Në qytetin e Vlorës u zhvillua në fundjavë kampionati kombëtar i Ping Pongut.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi takoi nga afër pjesëmarrësit nga e gjithë Shqipëria në këtë kampionat.

 

Së bashku me sportistët e grupmoshës U-15, risi e këtij kampionati ishin edhe nxënësit e moshës 9 vjeç, të cilët morën pjesë për herë të parë.

 

“Një nga objektivat tanë për sportin në shkolla është edhe nxitja e interesit të nxënësve që në moshë të vogël për t’u aktivizuar nëdisiplina të ndryshme, për edukimin e kulturës sportive dhe për një jetë të shëndetshme fizike dhe sociale”, theksoi Kushi.

 

Ministrja Kushi falënderoi ZVAP Vlorë dhe Federatën Shqiptare të Ping Pongut për bashkëpunimin e shkëlqyer në organizimin e këtij kampionati./ATSH