Një burrë është arrestuar pasi ka shpërqëndruar drejtuesin e një helikopteri policie në Angli me një stilolaps-lazer.

 

Shërbimi Ajror Kombëtar i Policisë njoftoi në orën 23:00 të së dielës, një individ kishte drejtuar dritën e një stilolapsi-lazer drejt aeroplanit për një periudhë prej dhjetë minutash.

 

62-vjeçari Terry Miller u arrestua për këtë vepër, pasi kishte të ngjarë të kishte shpërqendruar drejtuesin e helikopterit. Miller u lirua me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatën më 3 maj.

 

Policët shtuan se piloti mund të ishte verbuar nga rrezja e dritës dhe helikopteri mund të ishte rrëzuar në një zonë shumë të populluar të qytetit. Ishte kamera e helikopterit dhe sistemi i hartës, të cilët ndihmuan në gjurmimin dhe gjetjen e pozicionit të lazerit, i cili më pas solli arrestimin e personit që ishte duke e përdorur.

 

Ata e quajtën sulmin ‘marrëzi dhe të rrezikshëm’ si dhe bëjnë me dije se vepra mund të dënohet edhe me burg deri në pesë vjet.

 

 “Aeroplani ynë sapo është goditur me lazer nga një individ për një periudhë prej 10 minutas. Ekuipazhit iu desh një kohë shumë e shkurtër për të lokalizuar individin duke përdorur kamerën e avionit dhe sistemet e hartës.

 

Nëse lazeri godet pilotin tonë në sy, ata mund të verbohen përkohësisht dhe nuk ka njeri tjetër që të drejtojë aeroplanin. Në skenarin më të keq, kjo mund të rezultojë në rrëzimin e avionit mbi një zonë të populluar. Kjo vepër parashikon deri në 5 vjet burg dhe janë arrestuar njerëzit që e kanë kryer”, shkruan Shërbimi Ajror Kombëtar i Policisë.

 

Gjykatësi tha se dënimi me burg do të dërgonte një ‘mesazh parandalues’ për të tjerët dhe se veprimet e shkelësit ‘mund të kishin pasoja shkatërruese dhe tragjike’.