Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimimin e ish/zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin që u krye në banesën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.

 

Sipas A2CNN vendimi u mor nga turpi gjykues i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, në dhomë këshillimi.

 

Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e para 20 ditësh ndërkohë që duket mbetet në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës.

 

Ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

 

SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve.

 

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha.

 

Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.