Ekipi “Osumi” u shpall sot fitues i Kampionatit Kombëtar të Rafting, i cili u zhvillua në qytetin e Beratit.

 

Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e bashkisë Berat, Federatës Botërore të Rafting,  Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Komunitetit Olimpik Shqiptar.

 

Në garën e zhvilluar në lumin “Osum” morën pjesë qindra të rinj të pasionuar pas rafting nga qytete të ndryshme të vendit.

 

Me vendin e dytë u nderuan ekipi “Vjosa”, “Bistrica”, “Drini i Zi” dhe në vendin e 5 “Shkumbini”.

 

Ky eveniment përveç se stimulon sidomos të rinjtë që të përqafojnë sportin, promovon turizmin dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.

 

Vitet e fundit, sportet e ujit në vendin tonë, janë kthyer në guida turistike mjaft të pëlqyera nga turistët e aventurës. Rafting është ndër sportet ujore, të cilat po praktikohen në kanionet dhe lumenjtë e shumtë që ofron Shqipëria./ATSH