Presidenti turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, ka bërë të ditur se Türkiye më 27 prill do t’i japë zyrtarisht termocentralit Akkuyu statusin e "objektit bërthamor".

 

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), presidenti ErdoÄŸan gjithashtu u zotua se do të përfundojë shtëpitë e përhershme në rajonet e goditura nga tërmeti i muajit të kaluar. Ai gjithashtu pohoi se do të kryejë përpjekje të cilat do të garantojnë që jeta e viktimave të tërmetit të kthehet në normalitet.

 

ErdoÄŸan gjithashtu u zotua se më 20 prill do të shpallë "lajm të mirë gjatë ceremonisë së transportit të gazit të Detit të Zi në Filyos".

 

"Muajin e ardhshëm, ne do të ndajmë me kombin tonë gëzimin e shumë projekteve tona të jashtëzakonshme të industrisë së mbrojtjes, nga avioni Hürjet në anijen Anadolu", shtoi ai.

 

Hürjet është një avion reaktiv për stërvitje dhe ofrimin e ndihmës i prodhuar në vend dhe i projektuar për të luajtur një rol kritik duke përdorur karakteristikat superiore të performancës të tij me një paketë moderne avionike.

 

Ndërkohë, anija TCG Anadolu, e cila do të jetë luftanija më e madhe e Türkiye-s, po ashtu po përgatitet t’i bashkohet inventarit.

 

Më tej, presidenti turk njoftoi se do të jetë nikoqir i drejtuesve të markës së parë automobilistike autoktone të Türkiye-s, TOGG.

 

"Ne deklaruam se duam që TOGG-u i parë të prodhohet në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës. Shpresoj se do ta marrim automjetin tonë të hënën", tha ErdoÄŸan.

 

Ai po ashtu njoftoi se TOGG ka marrë mbi 177 mijë porosi paraprake.

 

Porositë paraprake për automjetet TOGG T10X u morën në internet në datat 16-27 mars, ndërsa dërgesat do të fillojnë së shpejti.

 

Çmimi i modelit standart T10X do të jetë rreth 950 mijë lira turke apo rreth 50 mijë dollarë, ndërsa modeli i avancuar ka një çmim prej rreth 1.21 milion lira turke apo rreth 64 mijë dollarë./AA