Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Tepelenë.  Policia bën me dije se rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, pas një konflikti të çastit, në banesë, 42 vjeçari me inicilet L.N., ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

 

Çifti i bashkëshortëve është transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

“Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

 

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes”-njofton policia.