Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot delegacionin e Komisionit për Legjislacionin, Mandatet, Imunitetin dhe Rregulloren të Kuvendit të Kosovës, i cili ndodhet në Tiranë për të diskutuar me kolegët në  Kuvendin e Shqipërisë për hartimin e Kodit të Etikës, me mbështetjen teknike edhe të Institutit Kombëtar Demokrat të SHBA.

 

Kryetarja Nikolla përgëzoi kolegët e Kosovës, përfaqësues të të gjitha forcave politike në Kuvendin e Kosovës, për bashkëpunimin intensiv me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënvizoi se

 

Marrëveshja e Bashkëpunimit mes dy Kuvendeve po nxit dhe intensifikon bashkëpunimin parlamentar dhe mes institucioneve, në shërbim të qytetarëve tanë.

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës falenderuan kryetaren Nikolla për angazhimin institucional dhe personal në mbështetjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe vlerësuan bashkëpunimin shumë të frytshëm me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë./ATSH