Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka komentuar ngjarjet e kronikës së zezë të ndodhura ditët e fundit në vend, ndërsa tha se në 4 ditë kanë humbur jetën 4 persona, duke ngritur shqetësimin mbi sigurinë në vend.

 

“ Së fundi nuk është këtu ai ministri i familjes, në 4 dite, katër të vrarë. Nën moton; kokën njëri-tjetrin. Në moton; Licencë për vrasje, nën moton; policia nuk ekziston, kjo është siguria. Këto janë kushte të kalkulueshme të largimit të shqiptarëve. Ai sulmon mediat me tritol, me dinamit, si në Kore. Ai është krimministër, në kulmin e këtyre vrasjeve prisni kur të deklarojë se rendi sot është më i mirë se kurrë në histori. Keni humbur përgjegjësinë minimale. Nëse s’ju bëni mbledhje kërkojini mbledhje. Ju zoti Gogu, i thoni qytetarëve tiranas se po furnizojmë me 17 orë ujë, në një kohë kur s’marrim ujë.”, tha Berisha.

 

Ndërkohë deputeti Gogu ia ktheu duke shtuar se: “E kuptoj z. Berisha që e vërteta të shqetëson dhe e di shumë mirë që ajo ju çliron. Do ishte mirë që ta shikonit se pemët që kanë mbjellë qytetarët e Tiranës nuk mundet që t’i asgjësosh ti me atë gënjeshtrën kronike tënde. Unë nuk i bëj fresk asnjë njeriu, unë i shërbej qytetarëve dhe përpiqem ta bëj me devotshmëri. Ajo që të takon ty në këto momente dhe mos u merr fare me socialistët, me mbledhjet tona, po të troket ora e humbjes së radhës, për ty dhe ato të shkoqurat që të kanë mbetur vërdallë.”