Policia ka arrestuar 42-vjeçarin nga Tepelena Lulzim Nanaj që goditi gruan me thikë ditën e djeshme.

 

Ngjarja ndodhi të enjten në lagjen “Selam Musai” të Tepelenës. Sipas policisë, gruaja e tij, Floreta Nanaj 40 vjeçe mbeti e plagosur.

 

Pasi goditi gruan, autori qëlloi edhe veten me thikë. Çifti I bashkëshortëve aktualisht ndodhen në spital të plagosur nën kujdesin e mjekëve.

 

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.