Max Woosney ishte vetëm 10 vjeç në kohën kur nisi aventurën e tij të parë në jetë, e cila e bëri atë pjesë të rekordeve botërore Guinness.

 

Djali britanik ka fjetur për 3 vite në një çadër të vendosur në oborrin e familjes së tij, duke arritur të mbledhë me këtë nismë 860,000 dollarë nga interneti.

 

Ai filloi projektin “Boy in the Tent” 3 vite më parë për të mbledhur fonde për North Devon Hospice, spitalin që kujdesej për fqinjin e tij, Rick Abbot, i cili vdiq nga kanceri në 2020. “Kam kaluar tre vitet më të mira të jetës sime. Kam takuar disa njerëz të mrekullueshëm dhe kam pasur përvoja të shkëlqyera. Nuk mendoj se do të ndryshoja asgjë,” tha Woosey. “Unë kam vendosur vetëm të kem një aventurë dhe të mbledh 123,09 dollarë.

 

Është çmenduri që ka marrë kaq shumë vëmendje, por shpresoj që t’i bëjë njerëzit të shohin se fëmijët janë të aftë për shumë më tepër sesa mendojnë njerëzit”, është shprehur ai.