Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e masakrës në Pastasel të Rahovecit, ka thënë se dora barbare nuk kurseu as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.

 

“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasel të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësitë për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar!

 

Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë.

 

Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /KosovaPress/