Sergio Aguero, ish-futbollisti i Barcelonës i cili u detyrua të lerë profesionin prej problemeve me zemrën ka pasur sërish të tilla në një transmetim live.

 

Ai ishte në bisedën me blegërin Ibai Llanos në “Twich” kur papritur ndaloi dhe vuri duart në gjoks.

 

“Mendoj se pata një mini-aritmi,” – tha Aguero kur u pyet nga moderatori i intervistës i shqetësuar pasi pa gjendjen e përkeqësuar të ish-futbollistit.

 

Llanos e pyeti nëse kishte nevojë të shkonin në spital, por Aguero pohoi se ka një çip i cili do t’i jepte një sinjal nëse do të kishte diçka për t’u shqetësuar.

Aguero pësoi një atak kardiak në muajin tetor të vitit 2021 gjatë një loje futbolli kundër Deportivo Alaves dhe pasi u testua nga një kardiolog iu desh të tërhiqej nga profesioni i tij.