Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten leku vijoi të forcojë pozitat në raport me monedhat e huaja, për të disatën ditë radhazi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,37 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja zbriti me 0,14 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 103.96 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 113.21 lekë.

 

Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u zhvlerësuan me përkatësisht 0.20 lekë dhe 0.56 lekë në raport me lekun.

 

Monedha britanike këmbehet me 128.61 lekë dhe franga zvicerane me 113.42 lekë.

.

 

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 103.96 -0.37  
Euro EUR 113.21 -0.14  
Poundi Britanik GBP 128.61 -0.20  
Franga Zvicerane CHF 113.42 -0.56  
Jeni Japonez (100) JPY 78.05 -0.59  
Dollari Australian AUD 69.61 -0.30  
Dollari Kanadez CAD 76.75 -0.33  
Korona Suedeze SEK 10.04 +0.01  
Korona Norvegjeze NOK 9.96 -0.04  
Korona Daneze DKK 15.20 -0.02  
SDR SDR 139.90 -0.47  
Ari(OZ 1) XAU 205805.74 +518.73  
Argjend(OZ 1) XAG 2478.04 +11.53  
Juani Kinez (onshore) CNY 15.13 -0.04  
Juani Kinez (offshore) CNH 15.12 -0.04  
Lira Turke TRY 5.42 -0.02