Merr flakë një apartament në katin e 6 të një pallati të ri në bulevardin Vlorë-Skelë.

 

Arsyeja mendohet të jetë një shkëndijë elektrike e cila të ketë shkaktuar flakët. Paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar.

 

Zjarrfiksja dhe policia e Vlorës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.