Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka ndaluar ndërprerjet e ndeshjeve për lojtarët myslimanë për të ngrënë për çeljen e agjërimit gjatë Ramazanit, thanë mediat franceze.

 

Mediat pohuan se Komisioni Federal i Gjyqtarëve (CFA) u ka dërguar email arbitrave për t’ua kujtuar atyre këtë ndalesë.

 

“Këto ndërprerje nuk respektojnë dispozitat e statutit të FFF”, thuhet në email, sipas raportimeve.

 

Kushdo që shkel dispozitat, do t’i nënshtrohet procedimit disiplinor dhe/ose penal, thuhet më tej.

 

Premierliga angleze njoftoi javën e kaluar se lojtarët do të lejohen të çelin agjërimin e tyre në mes të ndeshjeve gjatë muajit të Ramazanit./AA