2 shtetas rumunë janë arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi po trafikonin lëndë narkotike me një rulot, përmes kufirit të Greqisë.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas rumunë, në bazë të operacionit “Itinerari”.

 

Sipas policisë, shtetasit rumunë George Coman dhe Daniela Buturugaru, po tentonin të trafikonin 118 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, nëpërmjet kufirit të Greqisë, me një automjet rulot.

 

“Sekuestrohen 118 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihen në pranga 2 shtetas rumunë që tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot.

 

Si rezultat i këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

C., 54 vjeç, banues në Ghimpajti dhe D. B., 36 vjeçe, banuese në Bukuresht, Rumani”, tha policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.