Qyteti bregdetar i Sarandës me bukuritë e tij natyrore dhe arkeologjike ka shënuar një numër të lartë vizitorësh gjatë 2022.

 

Turistët, kryesisht të huaj nga vende të ndryshme të botës, kanë vizituar Sarandën gjatë sitnës së verës, por edhe në pranverë dhe vjeshtë.

 

Një nga pikat kryesore të hyrjes për në Sarandë është porti, i cili gjatë vitit të kaluar ka përpunuar një numër të lartë udhëtarësh.

 

Sipas shifrave, viti 2022 është mbyllur pozitivisht për portin e Sarandës, ku ka pasur një rritje të madhe të turistëve, që kanë shkelur Shqipërinë nëpërmjet këtij porti.

 

“Nga janari deri në dhjetor 2022 në këtë port kanë hyrë 366 154 pasagjerë gjithsej. Nga Korfuzi në Sarandë kanë mbërritur 181 477 pasagjerë, ndërsa nga Saranda për në Korfuz janë nisur 184 677 pasagjerë. Nga Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas kanë lëvizur 4872 makina. Nëpërmjet linjave Sarandë-Korfuz, 161 862 pasagjerë të huaj kanë të mbërritur  në 2022”, theksoi porti i Sarandës. /j.p/

 

Heqja e kufizimeve të pandemisë dhe rikthimi gradual drejt normalitetit afroi gjithnjë e më shumë turistët e huaj drejt Sarandës gjatë sezonit të kaluar turistik. Turistët kanë mbërritur në Sarandë me kroçera, ose me anije dhe tragete të linjës Sarandë-Korfuz.

 

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj. Ndër destinacionet më të vizituara janë kalaja e Lëkurësit dhe Parku Arkeologjik i Butrintit.