Forcat e Armatosura Turke neutralizuan gjithsej 340 terroristë të PKK/YPG-së në tre muajt e fundit, tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Türkiyes, Hulusi Akar.

 

“Ne jemi të vendosur dhe të aftë për të shpëtuar vendin tonë nga kjo telashe që ka prekur kombin tonë fisnik për 40 vjet. Ushtarët turq neutralizuan 340 terroristë në tre muajt e fundit”, tha Akar në provincën jugore Hatay.

 

“Jemi të vendosur të neutralizojmë terroristët, pavarësisht se kush është pas tyre, pavarësisht nëse ata i furnizojnë me armë, helikopterë, municion ose para”, tha Akar.

 

Ai theksoi se objektivi i vetëm i Ankarasë është terrorizmi që kërcënon kufijtë e vendit dhe sigurinë kombëtare.

 

Forcat turke të sigurisë përdorin termin “neutralizim” për të treguar se terroristët në fjalë janë vrarë, plagosur ose janë kapur të gjallë.

 

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane./AA