Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare regjisori i njohur i filmave shqiptarë Kristaq Mitro.

 

Mitro është regjisor i disa prej filmave që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë shqiptare si: “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Apasionata”, etj.

 

Mitro ishte nderuar me titullin Artist i Merituar dhe njihej si një regjisor që ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme dhe sfida botërore.

 

Filmat e Kristaq Mitros

 

Një djalë edhe një vajzë (1990)

 

Telefoni i një mëngjesi (1987)

 

Duaje emrin tënd (1984)

 

Apasionata (1983)

 

Njeriu i mirë (1982)

 

Në prag të lirisë (1981)

 

Liri a vdekje (1979)

 

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

 

Dimri i fundit (1976)

 

Tokë e përgjakur (1976)

 

Kur zbardhi një ditë (1971)