Tjetër sukses për Erblira Bicin në arenën europiane. Shqiptarja fiton Kupën e Italisë me skuadrën e Romës në volejboll. Në një atmosferë fantastike me afro 7 mijë tifozë të pranishëm,  25-vjeçarja u dallua në finale e madhe përballë Breshias pasi në fund ta takimit u shpall dhe lojtarja e ndeshjes me 20 pikë.

 

Vajzat kryeqytetase triumfuan me rezultatin e pastër 3 me 0 me sete dhe bënë për vetë për herë të parë në historinë e klubit, Kupën e Italisë.

 

Dy setet e parë Roma nuk hasi vështirësi duke treguar forcë dhe saktësi ndërsa në fund fitoi me rezultatin 25 -19 dhe 25-20. Në setin e tretë miqtë u munduan të reagoni duke provuar deri në fund.  Por pavarësisht tentativave të shumta për të çuar ndeshjen në një tjëtër set, në fund fitues doli ekipi nga Roma që mbylli gjithçka me shifrat 32 me 30.

 

Për volejbollisten nga Gramshi,  ky ishte një rikthim tek trofeu, pasi e ka fituar më parë Kupën e Italisë  me Novarën, me të cilën është shpallur edhe “kampione e Evropës” disa vite më parë.

 

Në këtë mënyrë Erblira Bici vazhdon me sukseset e saj në arenën europiane ndërsa tani fokusi është tek kampionati, aty ku deri më tani ka regjistruar 15 fitore në po kaq ndeshje dhe synimi mbetet një dhe i vetëm, rikthimi i Romës në elitën e volejbollit Italian.