Dani Alves po kalon ditë të vështira në burg. Alves akuzohet për përdhunim, ndërsa La Vanguardia transmetoi disa fjalë të tij nga burgu ku ndodhet braziliani.

 

 

“Do të pranoj çfarëdo që të ndodhë. U largova nga shtëpia kur isha vetëm 15 vjeç. Kam kapërcyer situata shumë të vështira dhe të komplikuara në jetën time, edhe kjo do të kalojë. Asgjë nuk më tremb” – Tha ai.