Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), postoi një foto në Twitter, e cila është tashmë virale në internet.

 

Më 1 prill, Tedros postoi një foto në Twitter me një bluzë të zezë ku shkruhet:

“Kur ky virus të mbarojë, unë dua sërish që disa prej jush të më qëndrojnë larg.

Fotoja u postua më 1 prill, datë të cilën Tedros e specifikoi edhe në mbishkrim, që do të thotë se mund të ketë qenë thjesht shaka. Sidoqoftë, njerëzit nuk i kursyen komentet.

 

“Kur virusi të përfundojë?! Zotëri, ti je drejtori i OBSH-së” shkruan dikush që i referohet faktit që OBSH ka deklaruar se Covid mund të bëhet si gripi, pra të mos zhduket kurrë.

 

“Ndjesia është reciproke edhe për ne zotëri,” shkruan një tjetër. “Kjo bluzë tregon sa i lodhur është ai me ne,” lexohet në një koment të radhës. "E dua shumë këtë bluzë," shton një komentues i radhës.