Sot, rrjeti social Twitter ka ndërruar logon në ueb-faqe por edhe në versionin mobil, duke i vendosur “një meme Doge”, ikonën që përdoret nga Dogecoin, kriptovalutë e njohur si “memecoin”.

 

Dogecoin rriti të hyrat për 20 për qind në vetëm 30 minuta, pas këtij veprimi që e vërejtën shpejtë përdoruesit, transmeton Telegrafi.

 

E kohë më parë Musk kishte premtuar se një ditë do t’ia ndryshojë logon Twitterit, të cilin e bleu vitin e kaluar për një shumë marramendëse.

 

Në një postim të bërë pak orë më parë, miliarderi amerikan tha se e ka mbajtur premtimin duke ia ndërruar logon Twitter-it.

 

Në anën tjetër, blerja e Twitterit nga Musk pati bërë bujë mediatike, për faktin se kishte paralajmëruar se do të tërhiqet nga marrëveshja për blerja, por që në fund rezultoi me vendim pozitiv – pra blerjen definitive. /Telegrafi/