Lionel Messi ka arritur një pikë pa kthim me PSG. Sipas gazetës franceze L’Equipe, Messi mund të jetë duke ndërmarrë një lëvizje për t’i dhënë fund marrëdhënies së tij në Paris këtë verë, me kontratën e tij aktuale që skadon në fund të Qershorit dhe nuk ka asnjë përditësim për një zgjatje të mundshme. PSG-ja ka një opsion për t’i ofruar Messit 12 muaj shtesë në Paris, sipas marrëveshjes së tyre fillestare me argjentinasin.

 

Por mediat franceze kanë të dhëna se Lionel Messi nuk do të vazhdojë aventurën tek PSG. Duket si një dakordësi në heshtje mes dy palëve pasi është e vetmja mundësi që ai të qëndrojë, edhe nëse do të pranojë një ulje të rëndësishme të pagës.

 

Edhe nëse ai do të vazhdonte në Parc des Princes, marrëdhënia e Messit me tifozët e PSG-së duket e prishur pasi tifozët e kundërshtuan emrin e tij përsëri kur u lexua formacioni fillestar përpara humbjes 1-0 në shtëpi të së dielës kundër Lyon.

 

Megjithatë, duke luajtur përsëri për Barçën, Messi do të shihej si idhull sa herë që të vishte fanellën e tij me numrin ’10’. Tek Barcelona kanë pranuar se po punojnë për ta rikthyer Messin në Katalunja. Veprimi i parë është t’u kërkojnë më shumë para sponsorëve për të përmbushur kërkesat financiare të Messit. Aktualisht argjentinasi paguhet 3 milionë e 375 mijë euro në muaj tek PSG.