Banka e Shqipërisë bën të ditur se, depozitat bankare të biznesit shënuan rritje të konsiderueshme gatë vitit 2022.

 

Sipas BSH-së, vlera e depozitave bankare të sipërmarrjeve në fund të muajit nëntor 2022 arriti në 297.2 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Referuar statistikave, rritja e depozitave të bizneseve gjatë vitit që lam pas, është rreth 130% më e lartë krahasuar me segmentin e individëve.

 

Ndërkohë që depozitat bankare të biznesit përbëjnë rreth 19.6% të totalit të kursimeve  bankare në Shqipëri. Edhe pesha e tyre specifike është rritur krahasuar me një vit më parë, kur ato përbënin rreth 18.4% të totalit.