Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pritet të zyrtarizojë këtë të martë edhe vendin organizator të Kampionatit Europian të Futbollit për Femra, për edicionin që do të mbahet më 2025-ën.

 

 

Katër janë kandidaturat që garojnë për të pritur këtë event, teksa tre prej tyre kandidojnë si të vetme dhe janë Poloni, Zvicra e Franca.

 

Ndërkohë, kandidatura e katërt është ajo e vendeve nordike si Norvegjia, Danimarka, Suedia e Finlanda, që janë ofruar ta organizojnë të katra së bashku.