Arrestohet 62-vjeçari në Elbasan, pasi aksidentoi dy të mitur që po lëviznin me biçikletë.

 

Sipas informacioneve zyrtare nga policia bëhet me dije se shtetasi me iniciale S.B. 62-vjeç ka aksidentuar dy 13-vjeçarë që po lëviznin me biçikletë.

 

Uniformat blu raportojnë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës” në qytetin e Elbasanit, gjatë kohës kur i moshuari ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

 

Ndërkohë të miturit e aksidentuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë vënë në pranga shtetasin S. B., 62 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës”, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy 13-vjeçarë, të cilit po lëviznin me biçikletë. Të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.