Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit pasi janë përfolur për një ndarje a krisje në marrëdhënie.

 

 

Këto aludime nisën nga Instagrami, pasi Dafina fillimisht publikoi një status ku shkruante “Bosh”. E më pas ndjekësit vunë re se ajo dhe Geek nuk ndiqeshin më dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin.

 

Mirëpo, pas disa orësh çifti nisi sërish të ndiqet në Instagram. Megjithatë ata nuk i kanë rikthyer më fotot së bashku. Më herët këtë javë revista “Who” raportoi se ata janë ndarë por do vijojnë bashkë rrugëtimin artistik.

 

 

E kur për raportin e tyre personal nuk e kemi një përgjigje, ai profesionali vijon si më parë. Geek dhe Dafina janë shfaqur bashkë në koncerte, teksa së fundmi Geek ka treguar mbështetje për Dafinën edhe në mediat sociale.Artistja dhe Cricket publikuan bashkëpunimin e ri muzikor sot. Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit të Dafinës, “Unë jam ajo”. Miq e suportues treguan mbështetje për këtë projekt, e një prej tyre ishte edhe Dj Geek.

 

Ai ka ndarë videon e postuar nga Dafina të këngës e përkrah saj shkruan: Out now.