Në Llogora ka patur reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur, gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Llogora dhe temperatura shënon 1°C.

ARRSH informon se, “është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat dhe qarkullimi kryhet pa probleme”.

Temperaturat e ulëta dhe ngricat janë rikthyer gjatë ditëve të fundit në zonat verilindore dhe veriore.