Ka shkuar në 87 numri i viktimave pas sulmit kamikaz në një xhami në Pakistan, i cili kishte në shënjestër policët në provincën pakistaneze të Peshawarit.

 

Xhamia është brenda një zone të selisë së policisë së sigurisë së lartë dhe hetimet po kryhen për mënyrën se si sulmuesi hyri brenda.

 

Sulmi në një xhami sunite brenda një objekti të madh policor ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave pakistaneze të sigurisë në vitet e fundit.

 

Më shumë se 300 besimtarë po luteshin në xhaminë në qytetin e Peshawarit, ndërsa të tjerë po afroheshin, kur sulmuesi shpërtheu jelekun e tij, të hënën në mëngjes.

 

Kryeministri i Pakistanit dhe liderë të tjerë kanë dënuar sulmin e së hënës, ndërsa talebanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen

 

“Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”, tha kryeministri Shehbaz Sharif dhe shpalli ditë zie kombëtare.

 

Të martën, ekipet e shpëtimit po përpiqeshin për të tërhequr besimtarët e vdekur nën rrënoja.