Atletet e ndeshjes finale të NBA të Michael Jordan, në vitin 1998, pritet të jenë atletet më të vlefshme të shitura ndonjëherë në ankand.

 

Palët e atleteve parashikohet të shitet nga 2 deri në 4 milionë dollarë, por tashmë ka një ofertë gati mbi çmimin e lartë të vlerësuar.

 

Kreu i shtëpisë së ankandit Sotheby, Brajm Vvatcher thotë se oferta fillestare kur u hap ankandi ishte 1.8 milionë dollarë e cila në vetvete do të thyejë rekordin botërore për çmimin me të cilin janë shitur ndonjëherë atletet.

 

Ato janë veshur në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA-së të vitit 1998 ku Jordan shënoi 37 pikë. Gjithashtu, konsiderohen të jenë në gjendje të jashtëzakonshme me firma të mëdha argjendi nga vetë Jordan.

 

Braham thotë se këto atlete kanë dy veçanti. Së pari, sepse janë me ngjyrën e kuqe e të zezë që ishin të ndaluara nga liga e që identifikuan për herë të parë atletet Air Jordan të sportistit. Gjithashtu, ajo është atletja e fundit me firmën e legjendës së basketbollit kur ishte ende një anëtar i Bulls.

 

Shtëpia e ankandeve po pret gjithashtu një shitje të dytë që përfshin sporte të ndryshme të paharrueshme edhe nga Jordan dhe yje të tjerë të basketbollit. Përveç legjendës së futbollit Pele dhe yjeve të tenisit dhe NFL. Ankandi është i hapur deri më 11 prill.