Gjashtë vjet pas kryesimit të fundit në renditjen botërore, Argjentina është rikthyer sërish në majën e futbollit botëror.

 

Fitoret e fundit miqësore kundër Panamasë (2-0) dhe Curaçao (7-0) ndihmuan kampionët e botës të rrëzonin nga froni Brazilin.

 

Seleçao pagoi humbjen në miqësoren kundër Marokut me rezultatin 2-1.

 

Pesë herë kampionët e botës jo vetëm që kanë zbritur nga froni, por gjithashtu kanë humbur edhe vendin e dytë.

 

Franca është ngjitur një vend më lart për shkak të fitoreve të njëpasnjëshme në kualifikueset e Euro 2024 kundër Holandës dhe Irlandës.

 

Jashtë treshes kryesore, nuk kishte asnjë lëvizje tjetër në mesin e Top 10.

 

Belgjika mbetet pak jashtë vendeve të podiumit, e ndjekur nga afër nga Anglia.