Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje për atë ç’ka u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PS.

 

Gjiknuri tha se PS në fushatën elektorale të 14 Majit nuk do të bëjë aktivitete të mëdha masive, por theksoi se nga java tjetër socialistët do të fillojnë me aktivitete më të vogla, më të qeta.

 

“Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete të mëdha masive. Nuk duam të bërtasim. Kemi menduar një strategji tjetër. Javën tjetër do të fillojmë aktivitete. Do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla. Ata janë vetë të zhytur në rublat dhe shqiptarët janë të qartë, por strategjia jonë është e ndërtimit të së ardhmes dhe progresit që ka bërë vendi. Duam sigurinë dhe zhvillimin e vendit. Pala tjetër nuk ka asnjë program.

 

Sa i takon akzuave për Kryemadhin, nuk është çështja se sa herë do deklarojmë ne me një fakt që është bërë publik, i takojnë organeve të drejtësisë që të zbardhin të vërtetën, PS s’do jetë pjesë e konferenca përditë në shtyp për këtë. Faktet janë evidentuar, dhe i takon drejtësisë.

 

Veçse PS nuk do shpenzojë në këtë fushatë, nga ana tjetër duam të japim mesazhin se mbjellja e pemës është zhvillimi i jetës. Gjithmonë ka vend për mbjellje të pemëve”-tha Gjiknuri.