Tiranë- Katër persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për kontrabandë celularësh.

Në pranga kanë rënë dy vëllezër që tregtonin aparatë celularë të kontrabanduar në pesë dyqane, të cilat i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre për të shmangur tatimet.

Dy vëllezërit janë identifikuar si Ferdinand dhe Erinin Kafeja.

Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasit Denis Murteza dhe Izabela Buzi që administronin dy prej dyqaneve ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Nga ky operacion janë sekuestruar 763 aparate celulare të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.