Për çfarë e kërcënoi Edi Rama ish-Drejtorin e SHISH, Helidon Bendo?/ Ka zëra, se SHISH kishte rënë duart e grupit “Rama-McGonigal-Nezaj-Duçka”, por kemi informacion, se në analizat vjetore të SHISH më 2020 e 2021, sekseri i tyre tropojano- amerikan Agron Nezaj, ka marrë pjesë si gjoja i “Deleguar special i FBI, për të dhënë orientime në gjurmimin e krimit të organizuar”, ndërsa 4 muaj pas analizës 2021… Bendo braktisi detyrën

Tashmë kanë dalë në dritë, punët e pista që kryeministri Edi Rama, ish-shefi i FBI, Charles McGonigal dhe sekseri i tyre tropojano- amerikani Agron Nezaj kanë bërë në Shqipëri, kryesisht gjoba milionash nëpërmjet mashtrimit me gjoja hetime, vendosje e heqje damkash “non grata”.

Ka informacione, se kështu është vepruar edhe për kapjen e shërbimit sekret shqiptar, dyshim që përputhet me kohën, veprimet dhe qëndrimet e Edi Ramës, ndaj ish-Drejtorit të SHISH, Helidon Bendo, të cilin e kishte vetëm kompetencë propozimi për emërim e raportim.

Pa asnjë njoftim dhe në shkelje të plotë të ligjit, në muajin korrik 2021, shefi i SHISH u largua familjarisht nga Shqipëria, me gjoja leje vjetore dhe nuk u kthye më në detyrë duke u justifikuar se po bënte ndërhyrje mjekësore.

Ndërsa pas 5 muajsh mungesë, njoftoi se kishte shkuar për studime pasuniversitare në SHBA, gjë për të cilën ish-Presidenti Ilir Metaj, tha se nuk kishte informacion, kur sipas ligjit edhe nëse nuk dinte gjë, duhej të jepte alarmin që shefi i SHISH kishte braktisur detyrën.

Kryeministri Rama nuk e zbatoi ligjin, që brenda 3 muajsh të zëvendësonte, por e la shërbimin sekret pa drejtues, ndërsa më 31 gusht 2022 emëroi këshilltarin e tij Oljan Kanushi, në postin Zv/drejtor e Drejtor në detyrë, ku vazhdon të jetë në shkelje të Kushtetutës.

Më 23 dhjetor 2022, pra, pas disa muajsh braktisje detyre, Helidon Bendo dha dorëheqjen dhe u shfaq në kryeministri krahë Edi Ramës, cili njoftoi se Bendo ishte kthyer nga studimet dhe e kishte emëruar Këshilltar për Sigurinë, po ai vazhdon te jetë në SHBA dhe përflitet se po kërkon azil.

Ka zëra, se SHISH kishte rënë në duart e grupit “Rama- McGonigal- Nezaj- Duçka”, por kemi informacion, se në analizat vjetore të SHISH më 2020 e 2021, sekseri i tyre tropojano- amerikani Agron Nezaj, ka marrë pjesë si gjoja i “Deleguar special i FBI, për të dhënë orientime në gjurmimin e krimit të organizuar”.

Nuk është rastësi, që 4 muaj pas analizës së vitit 2021, drejtori i SHISH Helidon Bendo braktisi detyrën, sikur iku me pushime dhe më pas për trajtime mjekësore e studime në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.

Ku sipas të dhënave, qysh prej vitit 2018 e deri më 31 dhjetor 2022,  në këtë universitet ka pasur vetëm 4 ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe 3 studentë shqiptarë, të arsimuar në SHBA.

Referuar informacioneve, Helidon Bendo e braktisi detyrën pas kërcënimeve të Edi Ramës, që partnerët FBI, NATO, DEA e EURPOL, të mos i informonte për aktivitetet e paligjshme të Ramës, Olsit, ministrave dhe eksponentëve kriminalë shqiptarë e të huaj të lidhur me pushtetin.

 

Nëse hap letrat, FBI mund të zbulojë, nëse në kohën e drejtimit nga Helidon Bendo, SHISH nëpërmjet dy agjentëve të tij special, kishte rënë apo jo edhe në gjurmët e veprimtarisë mafioze të grupit “Rama- McGonigal- Nezaj- Duçka” në Shqipëri./Pamfleti