Një 22-vjeçar shqiptar i arrestuar më 12 janar të vitit të kaluar për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin e drogës dhe i nënshtruar detyrimit për firmosje, ka tentuar t’i arratiset punonjësve të policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Xh.Gj, i cili u arrestua më 12 janar të vitit të kaluar. 22-vjeçari ndodhej në makinë nën shoqërinë e kushëririt të tij O.Gj, 20 vjeç.

Arratisja dështoi pasi policia arrestoi dy djemtë, ndërsa 20-vjeçari u kap me hashash. Gjatë kontrollit në banesën e Gjonit, u gjetën dhe rreth 680 gramë dhe 13 gramë kokainë.