Muri i Madh i Kinës është një seri fortifikimesh prej guri dhe prej balte në veri të vendit, i ndërtuar fillimisht për të mbrojtur kufijtë e Perandorisë nga grupet nomade. Struktura e tij filloi të ndërtohej më shumë se 2500 vjet më pare. Origjina e tij daton në periudhën e pranverës dhe vjeshtës rreth 770 pes deri në 476 pes.

 

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh Kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Seksione të ndryshme u shtuan në epokat pasuese, ndërsa dinastitë dhe fraksionet konkurruese kërkuan të ushtronin kontrollin e tyre. Puna përfundimisht u ndal në shekullin e 17-të.

 

 

Ndonëse nuk është një strukturë e vetme, e pandërprerë, muri shtrihet mbi 21,000 kilometra, duke mbështjellë 15 provinca, 97 prefektura dhe 404 qarqe. Dhe ndërsa seksione të caktuara kanë qenë tepër të njohura në mesin e turistëve, në vende të caktuara, kullat në majat e thepisura malore, qytetet e fortesave apo edhe lumenjtë e gjerë llogariten si pjesë të "murit".

 

Pjesë e Murit të madh është do qyteti i Breshkave, i ndërtuar në dinastinë Ming (1368-1644). Megjithëse nuk ka shumë breshka të vërteta, qyteti i garnizonit mori pseudonimin e tij për shkak të formës së tij unike.

 

Mutianyu dhe Jiankou janë dy seksione të njëpasnjëshme të Murit të Madh që së bashku shtrihen për rreth 25 kilometra përgjatë majave të maleve të Pekinit. Të dhënat historike tregojnë se miliona burra shpenzuan shekuj duke ndërtuar Murin e Madh.

 

Fshati Bataizi është shtëpia e rrënojave të një kishe gotike të ndërtuar në 1876 nën drejtimin e një misionari gjerman. Kisha është dëmtuar dhe riparuar shumë herë në historinë e saj gati 150-vjeçare; kambanorja është e vetmja pjesë që qëndron ende në këmbë.

 

Përveç Bataizit, në hartën turistike është edhe Datong; Shpellat Yungang (një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s) dhe tempulli Hengshan që premtojnë një përvojë të paharrueshme.